Per Ty Palestine Poem by skender iljaz braka

Per Ty Palestine

PËR TY, PALESTINË …

Në një ngrehinë të çuditshme prej balte,
me dhimbje tretur kallamishteve,
atje ku prej tmerrit kreshpërohet goja e shqyer e vdekjes.
Tej, në atë tokë të djegur të Palestinës,
Çdo ditë nën tmerrin e predhave dhe rraketave
kam jetuar rëndom edhe unë.

Kam varrosur atje një pjesë të klithjeve të mia,
një mijë herë prej ndjenjave të trazuara,
një mijë herë prej vargjeve të poshtëruara,
mbytur në borxhe të pashlyera,
arratisur prej damkosjes së turpit,
mos shikimit dhe rënkimeve të padëgjuara.

Atje ku duar fëmijësh krasiten si degëza hardhie
dhe vajzëria sterilizohet për shterpësinë e turpshme,
kam mbjellë poezitë e mia të pashkruara.
Nga kujtesa, si ujvarë, loti i gjakut më rrjedh pikëllim
që humbet në zbrazëtirën e athët.
Palestinë mortore e rrebelimit të gjallë,
mbedhur si musht i ardhur ke zemërimin,
nën qerpikët e tharë.

Mbytur në aromë gjaku
dhe mbeturina gëzhojash shndërruar
lulet e tua të porsaçelura, që bëjnë apel,
gjakun e martirtëve mbi petale kanë pikuar.

Jeruzalm, o bukuri e pikëlluar!
Kryeqytet i trishtuar, si trëndafili i pluhurosur
prej tymit të zjarreve të luftës!
Të rikthehem sot, borxhin për të paguar
dhe thellësive të tokës tënde të purpurt,
poezitë e shpirtit për të shkruar.
Për ty, Palestinë e martirizuar...

Friday, July 25, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success