Nga Malli Per Ty Poem by skender iljaz braka

Nga Malli Per Ty

Nga malli per ty

Nga malli dhe prej mallit për ty u dogja.
Prej dallgës tënde të dashuris,
thellësive të detit u mbyta.
Marramëndshëm labirintheve të pafundëm
të ndjenjave,
si pënda e parë e artë e lejeku, i tëri humba.
Prej teje për asnjë çast nuk desha
të largohesha..
Vetveten në dashurinë tënde
më mirë se kudo e njoha.
Ndaj tretëm nëpër këndet
e reflekseve të kaltër të syve të tu gjallues
dhe, si zogun e dëborës mbyllëm
në kafazin e shpirtit tënd përvëlues.

Thursday, July 17, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success